Pas ndarjes vjen dhe zyrtarizimi. Melanie Griffith dhe Antonio Banderas kanë firmosur letrat gjyqësore për divorcin e tyre pas 18 vitesh martesë.
Sipas sajtit Tmz, pas ndarjes, aktorja ka kërkuar mbështetjen e fëmijës dhe kujdestarinë e vajzës që për pak kohë bëhet e madhe.
Të dy aktorët u njohën në vitin 1995 në setin e filmit “Two Much” dhe u martuan një vit më vonë.
Për Griffith është divorci i katërt ndërsa Banderas është martuar dy herë. Aktori spanjoll tani është në një lidhje romantike me Nicole Kimpel të cilën e takoi në festivalin e Kanës.



