Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së në Prishtinë (EUICC), në bashkëpunim me CiviKos do të organizojë sot diskutim paneli për transparencën dhe llogaridhënien e financimit publik për organizatat e shoqërisë civile (OSHC).
Qëllimi i kësaj ngjarjeje, sipas organizatorëve, është të kontribuohet në debatin që po zhvillohet për efektivitetin e fondeve publike të shpenzuara dhe për përpjekjet për ndërtimin e një sistemi që do të sigurojë se mbështetja financiare e qeverisë për organizatat e shoqërisë civile do të bëhet në mënyrë transparente.
Diskutimi, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave, CiviKos-t dhe organizatës Ec na Ndryshe, do të mbahet në Qendrën Kulturore dhe Informative të BE-së, nga ora 11:00 deri në 12:30.
