Qendra Mediale në Çagllavicë, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, organizon sot debatin publik me temën “Zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, çka është bërë e çka jo?“.
Sipas njoftimit të Qendrës Mediale, në debat do të flasin Dren Zeka, anëtar i ekipit negociues të Prishtinës në bisedimet me Serbinë; Nenad Rashiq, deputet në Kuvendin e Kosovës; Albinot Maloku, analist politik dhe Pavle Dimitrijeviq, drejtor i Institutit për hulumtime shoqërore nga Beogradi.
Debati do të mbahet në Qendrën Mediale në Çagllavicë, me fillim në ora 11:00.
