Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa i ka kërkuar dy përfaqësuesve atij të qeverisë dhe ARKEP-it pse po e pengojnë kompaninë me mosdhënie të brezit frekuencor
Ai këto komente i bërë gjatë konferencës me temën “Tregu i Telekomunikacionit në Kosovë”, të organizuar nga Qendra për hulumtime STRAS, ku u tha se tregu i telekomunikacionit edhe në Kosovë ka pësuar rënie. Kjo vjen për shkak të depërtimit te teknologjive të reja.
Këtë situatë më rëndë po e përjeton Posta dhe Telekomi i Kosovës, përkatësisht operatori publik i telefonisë mobile Vala.
Sipas të dhënave të prezantuara nga STARS tregu i telefonisë mobile nga 199 milionë që ishte në vitin 2011, ka rënë për më shumë në rreth 140 milionë euro.
