Deklarata e Canës pas ndeshjës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka thënë se fitorja ndaj Francës është shumë e rëndësishme, edhe pse është një miqësore dhe ka shtuar se kjo fitore i dedikohet popullit shqiptar.
Mbrojtësi i Lazios ka vazhduar më tej duke theksuar tani edhe skuadrat tjera do kenë frikë Shqipërinë. Edhe pse nuk ishte e vlefshme me pikë, por fitorja ishte fantastike. Ne jemi në një rrugë në të cilën e dimë se ku duam të shkojmë edhe pse është shumë e vështirë.Duhet akoma shumë përqëndrim dhe dëshirë shumë e madhe. Kjo ndeshje na ka ndihmuar që të jemi të motivuar më tutje në ndeshjet vendimtare që i kemi në shtator dhe tetor, ku do vendoset edhe fati ynë.
Tanimë fitorja e Francës ka bindur edhe kundërshtarët tanë të frikësohen nga ne,kjo fitore është shpërblim i një punë që kemi filluar disa vite më parë. Është shpërblim për këtë vend dhe për këtë popull,nuk është e drejtë që ata t’i zhgënjejmë. Ne do të tentojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi Kurr, ishin fjalët e Canës pas ndeshjes./21Media