Zona e sigurisë që Turqia dhe SHBA po krijojnë në Siri, sipas liderit të partisë më të madhe pro-kurde në Turqi, është një përpjekje nga Ankaraja për të ndaluar kurdët nga formimi i territorit të tyre.
Kryetari i HDP-së, Selahatin Demirtash, partia e të cilit fitoi 13 për qind të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Turqi, tha se operacioni i Turqisë kundër militantëve të Shtetit Islamik përtej kufirit është një mbulesë për të sulmuar kryengritësit kurdë nga radhët e Partisë Punëtore e Kurdistanit.
Ai kërkoi nga Turqia dhe Partia Punëtore e Kurdistanit që të kthehen në procesin e paqësor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët kanë konfirmuar se janë duke zhvilluar bisedime me Ankaranë rreth fushatës së tyre të përbashkët ushtarake kundër Shtetit Islamik në Siri./21Media
