Demokracia në vendet e Ballkanit vazhdon të jetë e brishtë dhe në disa raste ka pësuar rënie, sipas raportit të organizatës Freedom House “Vendet në Tranzicion”, të botuar sot.
Asnjë nga vendet e Ballkanit nuk ka një demokraci të konsoliduar, thuhet në raportin që mbulon zhvillimet e vitit 2014. Sipas Freedom House, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka shënuar përparim, Kosova nuk ka ndryshim dhe Maqedonia ka pësuar rënie.
