Demokratët në Senatin e Shteteve të Bashkuara, për të tretën herë, bllokuan një rezolutë të republikanëve që synon prishjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Republikanëve u janë dashur 60 vota në Senatin 100-anëtarësh për të avancuar masën e tyre, por votimi ka qenë 56-42. Të gjithë, pos katër demokratëve të presidentit, Barak Obama, kanë mbështetur marrëveshjen bërthamore, e cila është arritur në muajin korrik./21Media
