Në Irak 24 meshkuj janë dënuar me varje pas pjesëmarrjes në masakrën e rekrutëve shiitë në Tiktrit qytet në Irak në qershorin e vitit të kaluar.
Gjykata Penale në Bagdad ka dënuar 24 nga 28 të akuzuarish në dënim maksimal me vdekje për masakrën në rastin “Speicer” të quajtur sipas bazës ushtarake të Forcave Ajrore në Tikrit ku janë kapur 1566 kadetët më 12 qershor 2004, në një operacion për ta marrë vendlindjen e Sadam Huseinit ku shumica e tyre janë vrarë , transmeton AFP.
Sipas AFP-së zëdhënësi i Këshillit Gjyqësor Suprem irakian Abdul – Satar Bajrkdar ka thyënë se të akuzuarit kanë pranuar krimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e ushtarëve të rinj të cilët ishin përpjekur të iknin për të shpëtuar nga kampi “Speicer” në periferi të Tikritit .
Ai ka thënë se 604 xhihadistë për të cilët besohet se kanë marrë pjesë në atë vrasje masive edhe më tej janë në liri.
Vrasja masive e ushtarëve shiitë të vendosur në bazën e dikurshme amerikanë është shndërruar në simbol të brutalitetit dhe urrejtje s të pjesëtarëe të ISIS-it ndaj shumicës irakiane shiite.
Dëshmitarët që e kanë mbijetuar atë masakër u kanë thënë gazetarëve se luftëtarët sunitë i kanë vrarë viktimat me pushkë dhe thika
Vlerësohet se vrasja masive e ushtarëve irakianë është njëra ndër krimet më të rënda gjatë konfliktit sektar në Irak.
