Dënohet "Llogaritari i Auschwitz-it"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

“Llogaritari i Auschwitz”, Oskar Groening është dënuar me katër vjet burg nga gjykata e Lunebourg, në Gjermani.
Ai akuzohej për bashkëpunim në vrasjen e 300mijë hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Groenig, i cili është 94-vjeç, gjatë debatit në sallë, që pati një jehonë të madhe pranoi përgjegjësitë e tij dhe në vigjilie të vendimit u shpreh “thellësisht i keqardhur” për atë që ndodhi në kampin nazist.
Ai pohoi në mënyrë të veçantë se kishte sekuestruar paratë e të deportuarve, të cilat më pas dërgoheshin në centralin e SS-ve në Berlin. Dënimi që iu dha e tejkalon kërkesën e prokurorit, që synonte një dënim prej tre vjetësh e gjysëm për Groening, me një falje prej 22 muajsh për mangësi të mëparshme të drejtësisë gjermane.
Në fakt, Groening ishte hetuar në vitet shtatëdhjetë, por më pas kjo nuk solli një proces gjyqësor. Gjykata nuk e ka përcaktuar ende nëse do ta shlyejë dënimin në një isntitucion riedukimi, përkujdesjeje apo në shtëpi.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, gjyqi, që zgjati tre muaj, u shty në më shumë se një rast.
Gjatë seancave të mbijetuar të ndryshëm të shoah rrëfyen përvojën e tyre të tmerrshme në brendësi të kampit, ku gjetën vdekjen mbi një milionë njerëz.
Veçanërisht, shkaktoi shumë habi dora që i zgjati në shenjë pajtimi 81-vjeçarja Eva Kor. Një gjest faljeje njerëzore, saktësoi ajo, që nuk i fshin përgjegjësitë juridike të Groening.