Pak ditë pas tragjedisë që tronditi opinionin akuza tronditëse shkojnë në adresë të babait të 3 vjeçarit Aylan.
Një grua siriane që ka humbur në atë udhëtim edhe dy fëmijët e saj rrëfen se në drejtimin e barkës së tragjedisë ishte pikërish Abdullah babai i vogëlushit që u gjet i pajetë në brigjet e Bodrumit.
Pak ditë pas tragjedisë që bëri xhiron e botës me pamje dhe fotot e vjecar Aylan, një grua hedh akuza në adresë të babait të vogëlushit.
‘Isha në udhëtim me Aylan dhe babai i tij ishte skafisti’ . Akuza e Zainab Abbas është bërë në mikrofonin e televizionit Arab ku gruaja me lot në sy tregoi gjithashtu se në këtë tragjedi ajo ka humbur dy nga tre fëmijët e saj.
“Më thanë të jem e qetë në këtë udhëtim pasi ai që drejtonte skafin ishte baba i dy fëmijëve që udhëtonin gjithashtu me t”.
Sipas saj ai ishte Abdullah Kurdi, babai i të voglit Aylan që drejtonte barkën ku mbetën 12 viktima në brigjet e Bodrumit në Turqi.
Në bordin e skafit Zainab u ngji t bashkë me burrin dhe tre fëmijët. Por nga e gjithë familja në Siri u kthyen vetëm 3 nën pikëllimin e humbjes së jetës së dy fëmijëve. Sipas Abdullah, babait i Aylan skafi u përmbys pasi dikush ishte ngritur në këmbë nga frika e detit të trazuar
Por ajo tregon që gjatë drejtimit të atij skafi ka qenë pikërisht ai dhe situata u përkeqësua kur në bordin e skafit nisi të hyjë ujë.
Madje sipas gruas Siriane, bashkëshorti i saj i kishte përkuar Abdullahut të mos nxitonte sepse rrezikonin të fundoseshin.
Ata që kanë hedhur hije dyshimi mbi Abdullah janë edhe disa statuse nw Twitter dhe Facebook sipas të cilave babai i Aylan u kthye menjëherë në Siri sepse skafisti ishte ai.
Edhe për një të përditshme irakiane një tjetër grua kujton se njeriu që drejtonte barkën ishte një burrë i dehur pa specifikuar nëse ai ishte pikërisht Abdullah.
Ajo ka thënë se burri mori drejtimin e skafit pikërisht kur drejtue si i saj i trembur nga dallgët e detit u hodh duke i braktisur.
