Deputetet nga Serbia dhe Kosova, bashkë në një seancë(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputetet gra nga Kosova dhe Serbia janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës për të dëshmuar se dialogu pa iniciativë nga Bashkimi Evropian është i mundur dhe se bashkëpunimi dhe toleranca në mes të të dyja palëve ekziston. Mirëpo jo gjithçka reflektoj ashtu, pasi që mjaftoj të përmendej fjala Republikë nga ana e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, për të mos i bërë të ndjehen mirë dhe të reagojnë deputetet serbe.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili pasi iu uroj mirëseardhje në gjuhën serbe deputeteve nga Serbia, tha se Republika e Kosovës beson dhe punon në politikat e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e regjionit tonë, përfshirë edhe Serbinë.
Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Fjala Republikë e përmendur nga kryetari Veseli nuk i pëlqeu deputetes serbe Maria Obramoviq, deputete kjo që vjen nga partia e kryeministrit serb Aleksander Vuçiqit, e cila tha se me këtë u shkel marrëveshja në mes të palëve të cilët ishin dakorduar që të mos e përmendnin fare fjalën Republikë.
Ajo kujtoj se kjo marrëveshje ishte arritur që në vitin 2012, atëherë kur edhe kishin filluar takimet e grave deputete të të dyja shteteve.
Ndërsa, kryetarja e grupit të Grave deputete të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e cila ishte ulur në vendin e kryetarit të Kuvendit, tha nga aty se projekti i realizuar në mes grave deputete të të dyja vendeve tregon për guximin dhe vendosmërinë e këtyre grave për të ecur përpara e për të nisur projekte të cilat ndonëse jo populliste ndihmojnë në avancimin e çështjes së grave, në një jetë më dinjitoze dhe një vend më meritor në shoqëri.
Kurse, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, mision ky që edhe ka ndihmuarfinanciarisht këtë projekt tha segratë deputete të të dyja vendeve kanë dëshmuar se kur ka vullnetproblemet ekzistuese mund të tejkalohen dhe dialogu mund të zhvillohet.
Ndërkohë në prani të përfaqësuese të huaj dhe ambasadorëve, u shfaq dokumentari i realizuar në Kosovë dhe Serbi ”Folloë us” (i sponsorizuar nga Misioni i OSBE-së), i cili trajton rolin e grave në shoqëri dhe në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.