Deputeti Berisha përdorë gjuhë të ultë ndaj opinionistëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, nuk i ka kursyer aspak nga fjalori i rëndë opinionistët Enver Robellin, Halil Matoshin e Dukagjin Goranin si dhe historianin Jusuf Buxhovi. Këtë të fundit e ka quajtur “informator të UDB-së”.
Deklaratën e tij të plotë e pa ndërhyrje mund ta lexoni më poshtë:
“Keto pamje eshte mir me i shiqu para se me henger m… ne opinion H.Matoshi , E.Robelli, D.Gorani e soji i tyne te cilet nuk jan ka din me i nda te zezen prej te bardhes nga okupimi i shprirtit te tyre nga injoranca. Ndersa J.Buxhovi nje informator i UDB i cili si gjoja korrospodent i Rilindjes ne Gjermani kishte per detyr ti spiunonte veprimtaret e diaspores, nuk pritet mir nga ai me fol naj gje te menqur sepse misoni tij vazhdon te jet aj qe ka pasur,te baltos gjithqka qe eshte shiptare. Fushta kunder ish luftetarve te UCK-se nga nje grumbulle mbeturinashe te shoqrise eshte e rezikshme per te ardhmnen e vendit, kta injoramt jo qe sdin me e nda luften dhe veprimet e pahishme te disave pas lufte por e bejn me qellime te poshtra te ngarkuar nga mrendia e shpirtit te poshter qe kan ngase kan ngec ne momente historeike per vendin dhe tendencat e tyre per me u be Ambasator,Misnistra e Deputete nuk ju ka dhez, tash jan fute ne fushaten e poshter kunder te kalures se aferte historike per me i kriu teren vetes ne realizim te ambicieve te tyre meskine. Hashim a je duke pa ku e ke katandis Kosoven. Z.B” (sic).
fcb zafir berisha