Javorja gjermane “Der Spiegel” ka bërë të ditur se ka qenë objekt i përgjimit nga SHBA-ja dhe për këtë ka ngritur padi penale në prokurorinë kompetente në Karlsruhe .
Revista e njohur ka luajtur një rol kryesor në publikimin e informatorit të arratisur nga SHBA Edward Snowden për mbikëqyrjen masive të Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA) , transmeton agjencia AFP.
Kjo javore kishte botuar në vitin 2013 se NSA kishte përgjuar telefonin e kancelares Angela Merkel , duke shkaktuar një krizë besimi në mes Berlinit dhe Uashingtonit .
