Milani dhe Interi janë duke zhvilluar një garë për të nënshkruar me mesfushorin e Atletico Madridit, Mario Suarez, njofton Mediaset.
28-vjeçari i cili kishte arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014 me klubin e tij, thuhet se është i vendosur për t’u larguar nga Vincente Calderon.
Poashtu, edhe pse ai zhvilloi 34 paraqitje për Atleticon në sezonin e kaluar, shpesh është lënë jashtë formacionit bazë në ndeshje të rëndësishme.
