105 persona të të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, që kanë vepruar si struktura paralele në Mitrovicën e Veriut janë rekrutuar në institucionet e vendit. Kurse më vendimin e Qeverisë së Kosovës është vendosur që 483 pjesëtarët të rekrutohen deri në fillim të shtatorit. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thotë se do të integrohen të gjitha ata që posedojnë të dhëna dhe dokumente të shtetit të Kosovës. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë e arritur më 19 prill të vitit 2013 parasheh edhe shpërbërjen e kësaj strukture./21Media
