Dëshmitari : Dëgjova thirrjen e Ivanoviqit “Vritni Shqiptarët”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Seanca ndaj Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve tjerë lokalë ka vazhduar sot me dëshmitarin e radhës, Mazllum Mehmeti i cili u mor në pyetje nga prokurori Cezari Mihalquk i cili e ka pyetur dëshmitarin se çka ka ndodhur në natën kritike të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.
Dëshmitari tha se në banesën ku kanë jetuar në veri, aty kanë qenë 12 familje shqiptare dhe 12 serbe. Ai tha se në natën kritike kanë mbetur vetëm dy familje shqiptare – familja e tij dhe e Nexhmedin Ajetit.
Prokurori e pyeti dëshmitarin se ku ka qëndruar ai gjatë asaj kohe, dëshmitari tha se “pasi që jashtë kishte shumë tollovi, ne zbritëm në banesën e Nexhmedin Ajetit dhe kemi qëndruar aty deri në momentin kritik”, raporton Kallxo.com.
Prokurori pyeti sërish se a ka parë njerëz dhe kush e shkaktonte atë tollovi, kurse dëshmitari tha se “tollovia është bërë nga serbët pasi që janë dëgjuar thirrje nga po ata serb në gjuhën serbe “Vritni shqiptarët”.