Kjo dhomë kaq piktoreske në një hotel në plazhet e Vietnamit është votuar si dhoma e hotelit më seksi në botë.
Vila Ujore numër pesë është pjesë e hotelit “Six Senses” në gjirin Ninh Van.
Ajo u votua si dhoma më seksi në konkursin e organizuar nga Smith Hotel.
Më shumë se 20 mijë persona votuan për këto çmime përgjatë gjithë shtatorit.
Water Villa 5 la në vend të dytë Suitën 57 në hotel Viceroy në Nju Jork.
Water Villa 5 është rreth 154 metër katrorë dhe ka një pishinë personale, 24 orë shërbim në dhomë dhe një qilar të vogël për verë.







