Dhurata në “ 21 Gradë”(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këngëtarja e re e cila ka dy vite që filloi të ngjitet |shkallëve” të karrierës , Dhurata Dora, sonte në emisionin veror “21 Gradë” foli për dashurinë ndaj këndimit, për çastet e ndarjes nga familja në Gjermani për të ardhë në Kosovë dhe për t’iu çasur këndimit. Ajo sqaroi edhe për prejardhjen e mbiemrit Dora, dhe tha se ky i erdhi nga gjermanët të cilët emrin ia shqiptonin Durata dhe kështu lindi ideja që të ketë mbiemrin Dora.
I çmoj kolegët tha, dhe kam raporte me secilin që kam njohur. Shtoi se ka një itinerar të dendur të paraqitjeve para publikut, që nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi./ 21 Media