Louis Van Gaal nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit të Angel DiMarias nga Manchester Unitedi.
E ardhmja e Angel Di Marias si duket është larg Manchester Unitedit. Argjentinasi gjatë kësaj vere ka gjasa të përfundoj te Paris Saint-Germain.
Menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes këtë javë ka udhëtuar drejtë Parisit për të diskutuar rreth lëvizjes së mundshme të ish anëtarit të Real Madridit.
Kurse, as menaxheri Louis Van Gaal nuk e ka përjashtuar mundësin që lojtari të largohet nga Ols Trafford.
“Ne do të shohim. Në futboll është një proces. Është një proces për Di Maria, është një proces për Manchester United. Ne do të shohim. Tani për tani ai është një anëtar i Manchester United. Ai më tha se ai do të vijë këtu në 25 korrik”, ka deklaruar Van Gaal.
