Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, bënë të ditur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 29 qershor. Duke folur për takimin e djeshëm me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, Mustafa thotë se dje është përmbyllur një ditë e ngjeshur e dialogut me Serbinë në Bruksel. “Do të vazhdojmë më 29 qershor ku do të bëjmë përpjekje të përmbyllim disa nga marrëveshjet, përkatësisht parimeve të përgjithshme për disa çështje kapitale për vendin tonë”, ka shkruar kryeministri Mustafa në Facebook. Marrëveshja për pranim të policave të sigurimit është marrëveshja e vetme që është arritur në dialogun e djeshëm në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë./21Media
