Digjet shtëpia, shkaktar rryma

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një shtëpi në fshatin Brrut të Dragashit është përfshirë nga zjarri. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Kurse, në fshatin Gelancë të Suharekës, gjatë djegies së mbeturinave, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një objekt përcjellës të shtëpisë së një personi të komunitetit REA.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.