Diplomojnë edhe 100 studentë të Fakultetit Juridik

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kosovës iu shtuan sot edhe më shumë se 100 juristë, të cilët diplomuan në prezencën e profesorëve, miqve dhe familjarëve të tyre.
E pranishme për të falënderuar për punën dhe mësimin e palodhshëm të studentëve, ishte dekanja e fakultetit juridik, Xhyljeta Mushkolaj, e cila nuk e mohoi se ndihet krenare për gjeneratën e re, të sapo diplomuar, e cila po hyn në familjen e madhe të juristëve.
Mushkolaj inkurajoi studentët që të punojnë sa më shumë, në mënyrë që ta kthejnë dinjitetin e vendit. Sipas saj, studentët kosovarë nuk qëndrojnë prapa vendeve tjera të botës, pasi që në të gjitha garat ndërkombëtare ku kanë marr pjesë, kanë treguar sukses.
I pranishëm në këtë ceremoni diplomimi ishte edhe profesori i Fakultetit të Juridikut dhe njëherësh edhe ministër i FSK-së, Haki Demolli, i cili tha se profesioni të cilin këta studentë kanë zgjedhur, është profesion fisnik, andaj kërkoi nga ta që të japin kontribut maksimal në drejtësi sa më të mirë.
Nga këta studentë pritet që në të ardhmen të kontribuojnë sa më shumë për këtë vend.