Diplomuan 11 kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deri sot rekrut, e prej sot nëntoger i Forcës së Sigurisë së Kosovës – Shpend Hajdini sot u betua se do t’i shërbejë atdheut në të mirë dhe në të keq pa asnjë dallim. Tashmë, ai u radhit në mesin e pjesëtarëve të FSK-së.
Bashkë me Shpendin, sot betimin e dhanë edhe 10 pjesëtarë të tjerë të rinj të FSK-së. Në ceremoninë e diplomimit, që u mbajt në kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ata u përgëzuan edhe nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ministri Haki Demolli dhe komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Iwoas së SHBA-ve, Timoth Orr.
Nga të diplomuarit u kërkua qe njohuritë e marra t’i zbatojnë me sukses gjatë punës së tyre si pjesëtarë të FSK-së.
Ministri Demolli, gjatë fjalës së tij, tha se kjo është një fazë e re e jetës së tyre, sespe ata po aktivizohen si oficerë aktivë të FSK-së.
Ai theksoi se Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë një strukturë të re, mision të ri, ku do të ketë mundësi të reja për oficerë të rinj, të cilët me punën e tyre nëpër njësitet e ndryshme, mund të japin kontributin e vet në ngritjen dhe profesionalizmin e FAK-ut.
Ndërsa, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, nga ushtarët e tij kërkoi që të jenë të devotshëm dhe të përkushtuar në kryerjen e detyrave që u jepen.
Në një fjalë rasti për të diplomatit në akademinë Ushtarake të Forcave të Sigurisë, komandanti i Gardës Kombëtare të Iwoas, Timoth Orr, tha se kjo është një mundësi për të ardhmen.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin familjarët e të diplomuarve, përfaqësues të ambasadave në Kosovë, si dhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni.