Disa arsye bukurie për të dashur vjeshtën

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Po ju tregojmë disa të vërteta se pse duhet të jeni të gëzuara me ardhjen e dimrit.
Vera po mbaron por nuk duhet të mërziteni. Ja disa arsye beauty të cilat ju bëjnë të doni dimrin dhe vjeshtën e cila tashme është pranë. Keni menduar ndonjëherë që kthimi i sezonit të ftohtë ju lejon të mbani buzëkuqin tuaj të preferuar? Po ju tregojmë disa të vërteta se pse duhet të jeni të gëzuara me ardhjen e dimrit.
1. Te eksperimentoni me ngjyrat e theksuara për flokë
Me ardhjen e sezonit te ftohte rritet dhe dëshira për te eksperimentuar modelet dhe ngjyrat e reja te flokëve. Ndërsa ne vere dielli i çel flokët me ardhjen e vjeshtës është e mundur te mbani një ngjyre flokësh te plote.

2. Kthimi i buzëkuqeve te erret

Buzëkuqet e erret mund te mbahen edhe ne vere por janë me te këshillueshëm për ndonjë rast. Me ardhjen e vjeshtës mund te mbani tonalitete te errëta edhe gjate ditës.
3. Manikyri i erret
E njëjta gjë vlen edhe për manikyret e erret te cilët janë shume glamour dhe shik.
4. Depilimi edhe mund te pres
Nuk po ju këshillojmë qe te qëndroni pa u depiluar por duke qene se nuk do te vishni shorts depilimi mund te behet edhe me vone.
5. Pedikyri
Çizmet, atletet dhe këpucët do te mbrojnë defekte e pedikyrit qe mund te pres edhe disa dite pa e bere.
6. Kohe me shi? Rruge te lire për relax
Dita fillon te shkurtohet, koha gri e sezonit te ftohte është ideale për ti kushtuar vetes disa momente relaksi si maska te bëra ne shtëpi, banje te ngrohte dhe takime me miket.
7. Triumfi i lëkurës se çelur
Sidomos ato persona qe kane një ngjyre lëkurë te çelur apo te cilët nuk nxihen lehte mund te gëzojnë me kthimin e vjeshtës.
8. Dorashkat qe mbrojnë duart
Dorashkat mbrojnë duart nga i ftohti dhe ne këtë mënyrë evitoni qe t’u plasariten apo irritohen.
9. Rikthimi i parfumit dimëror
Me ardhjen e vjeshtës është e mundur te filloni te përdorni parfume me te forte te cilët i kishin lënë vendin aromave te lehta verore.
10. Pamje e një tendence te re
Është e kot ta thuash për një sezon qe ikën bashke me trendët e veta dhe vjen një tjetër duke sjell kështu një tendence te re. Si mund te mos e doni ajrin e freskët e vjeshtës?