Dita Botërore e Popullsisë shënohet edhe në Kosovë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Ditën Botërore të Popullsisë disa të rinj kanë filluar me informimin e qytetarëve nëpërmjet broshurave në Parkun Gërmia në Prishtinë, lidhur me krizat humanitare, si tërmetet, vërshimet, luftërat, gjenocidet e të tjera.
Me këtë rast, kordinatorja e këtij aktiviteti, Dardane Mehmeti, tha se ARTPOLIS në bashkëpunim me UNFPA-në kanë vendosur t’i informojnë qytetarët se si duhet reaguar në rast të krizave humanitare.
“Disa aktivitete të cilat do të zhvillohen në tri ditë, në tri komuna të ndryshme duke filluar sot në Prishtinë, ku jemi këtu tek parku i Gërmisë. Ky aktivitet do të fillojë me informimin e qytetarëve nga të rinjët të cilët janë trajnuar për dy ditë nga stafi i ARTPOLIS-it mbi krizat humanitare, çka janë ato dhe si duhet të reagojmë në ato raste për të vazhduar në orën 12:00 me një shfaqje teatrale e cila është organizuar po ashtu nga organizata ARTPOLIS m e të rinjët e Prishtinës, pas shfaqjes do të jetë një debat ”, tha Mehmeti.
Mehmeti po ashtu tha se aktivitetet e kësaj organizate do vazhdojnë nesër në Komunën e Obliqit, ndërsa pasnesër në Komunën e Fushë Kosovës.
Sipas të dhënave nga kjo organizatë, konsiderohet se grupet më të prekura gjatë këtyre krizave humanitare janë adoleshentët, jetimët, të prekurit me HIV, të trafikuarit etj.