Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se muaji i madhërishëm i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 16 korrik. Ndërsa, dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 17 korrik.
BIK thotë manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit në Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminëe Madhe në Prishtinë.
“Manifestimi fillon në ora 04 :15, me faljen e namazit, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:48 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona, thuhet në komunikatën e BIK-ut.
