“Dite e madhe për xhudo heronjtë e Kosovës''

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Majlinda Kelmendi ka marrë çmimin e xhudistës më të mirë në Evropë për vitin 2014. E këtë, ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi e ka quajtur ‘Ditë të madhe’ për xhudo heronjtë e Kosovës.
Në një shkrim që ka publikuar Thaçi në rrjetin social Facebook, po ashtu ka uruar gjeneratën e artë të xhudos.
“Dite e madhe për xhudo heronjtë e Kosovës! Majlinda u shpall më e mira në Europë, për të dytën herë rresht, ndërsa Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova do të mbrojnë ngjyrat e republikës sonë në Lojërat Europiane në Baku. Suksese gjeneratës së artë të xhudos! HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.