Gjykata e Monzës ka vendosur që një milion e 400 mijë euro në muaj, Silvio Berluskoni është i detyruar t’i paguajë ish-gruas së tij Veronika Larios.
Kjo vijë për shkak të divorcit. Gjykata e Monzës,në shkurt të vitit të shkuar kishte zgjidhur martesën mes ish-kryeministrit dhe gruas, duke lënë hapur kapitullin ekonomik, që tashmë është i mbyllur.
Sipas medieve italiane, kërkesën për divorc e kishte bërë zonja Lario, e cila ndihej e poshtëruar nga tradhtitë e shpeshta e të vazhdueshme të ish-të shoqit, me të cilin ka edhe fëmijë. / 21MEDIA
