Dogana: Kapen mallra të kontrabanduara

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjatë kësaj jave dogana ka ushtruar kontrolle në lokalitete të ndryshme ashtu që të verifikoj prejardhjen e mallrave të ndryshme. Gjithashtu është zhvilluar edhe një operacion kontrolli tek dy kompani të dyshuara se janë në posedim të mallrave të kontrabanduara.
Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli ndaj dy subjekteve tregtare në katër lokacione të ndryshme që përdoren nga këto subjekte, dy prej tyre shtëpi banimi dhe dy lokacione afariste të gjitha në Prishtinë. Kontrolli është bërë pas pranimit të informatave për mundësi kontrabandimi nga kompanitë. Pas urdhrit për kontroll të lëshuar gjyqtari kompetent dogana ka realizuar kontrollet.
Kontrolli ka rezultuar me zbulimin e mallrave në vlerë afër 30.000 € kryesisht pije jo-alkoolike dhe gjësende të tjera. Të gjitha mallrat pas verifikimit janë konfiskuar si dhe filluar procedura kundërvajtjeve kundrejt kompanive dhe personave të involvuar.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë./21 Media