Dokumentari i realizuar nga Asif Kapadia, i radhitur më notën pesë, ka marrë 37 mijë dollarë fitime mesatare në Amerikë, ndërsa në Angli është dokumentari non fiction i cili ka përparuar më së shpejti, pas filmit të realizuar në vitin 2004 mbi Michael Moore
Dokumentari më i ri mbi jetën dhe vdekjen e legjendës Amy Winehouse ka nisur javën e parë të shfaqjes me fitime goxha të mira.
Dokumentari i realizuar nga Asif Kapadia, i radhitur më notën pesë, ka marrë37 mijë dollarë fitime mesatare në Amerikë, ndërsa në Angli është dokumentari non fiction i cili ka përparuar më së shpejti, pas filmit të realizuar në vitin 2004 mbi Michael Moore.
Dokumentari mbi Amyn po shikohet me të madhe edhe në kinematë tjera angleze e amerikane ndërsa nga data 10 korrik do të nisë të transmetohet edhe në kinematë tjera botërore. Filmi tregon mbi jetën, abuzimin me drogën, dashurinë, dhe artin e Amy Winehouse. Realizimi është konsideruar si një ndër më të saktit sa i përket jetës dhe të vërtetave në jetën e këngëtares.
