Donald Tramp, favorit në mesin e kandidatëve republikanë për President

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Miliarderi Donald Tramp aktualisht ka më se shumti gjasa që të sigurojë nominimin e republikanëve për kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duket se ai nuk ka gjasa të mposhtë Hillari Klintonin, për të cilën besohet se do të jetë kandidate e demokratëve.
Gazeta Ju Es Ej Tudaj ka publikuar anketën, sipas të cilës Tramp gëzon mbështetjen e 17 për qind të votuesve.
Në garën për të nominuarin republikanë deri me tani janë paraqitur 15 kandidatë, ndërsa në vendin e dytë pas Trampit rreshtohet Xheb Bush, me 14 për qind të përkrahjes.
Sipas kësaj ankete, rejtingu i Trampit gjatë muajve të kaluar është rritur për gjashtë për qind.
“Na nevojitet një udhëheqësi e vërtetë. Na nevojiten rezultatet. Ta kthejmë vendin në punë”, është porosia të cilën Tramp e përcjellë në vazhdimësi përmes llogarisë së tij në Tviter. Megjithatë, kjo porosi ka shokuar opinionin, ngase ilustrohet me një fotografi kundërthënëse.
Bëhet fjalë për një motiv të flamurit amerikan, në të cilin janë të montuar fytyra e Trampit, dollari, Shtëpia e Bardhë dhe ushtarë. Por jo ushtarë amerikanë.
Nëse shikohet me kujdes fotografia, mund të shihet se ushtarët në uniformat e tyre bartin shenjën SS, respektivisht se Tramp në këtë fotografi ka montuar ushtarë nazistë.
Menjëherë pasi që u vërejt gabimi, fotografia u fshi nga Tviteri dhe kampi i Trampit për këtë gabim fajësoi një aktivist të ri.
E njëjta anketë dëshmon se Tramp nuk do të ketë kurrfarë gtjasa në garën kundër kandidates potenciale të demokratëve, Hillari Klintonit, ngase në garën kundër saj, ai mbështetet nga vetëm 34 për qind e të anketuarve./21Media