Shefja e shërbimit personal të SHBA-ve Catherine Arkuleta ka dhënë dorëheqje, pasi u konfirmua se nga arkivi janë vjedhur të dhënat personale të më shumë se 20 milionë njerëzve në Shtetet e Bashkuara, bëhet e ditur nga mediat amerikane.
Arkuleta ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë që dorëheqjen e saj t’ia dorëzojë personalisht presidentit Barack Obama i cili e ka pranuar atë.
Sipas të dhënave të qeverisë amerikane, janë vjedhur informatat e rreth 21.5 milionë njerëzve të cilët që nga viti 2000 kanë konkurruar për punë në administratën federale ,e që kanë objekt i sigurisë së veçantë.
