Një serb nga fshati Vuca i komunës së Leposaviqit ka rënë në një mjet shpërthyes ku ka pësuar lëndime.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur të mërkurën derisa viktima, deri sa ishte duke ruajtur bagëtinë në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë në një mjet shpërthyes me ç rast mjeti ka shpërthyer.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti për deminim i Policisë, të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar një detonator – shkrepës .
