Marko Caka dhe Julian Gjaci janë dy aktorët shqiptarë të cilët do të luajnë përkrah Joel Edgerton dhe Ruth Negga. Caka ka thënë se filmi pritet të filloj të xhirohet në shtator të këtij viti, kurse do të realizohet në vitin 2016
Marko Caka dhe Julian Gjaci janë dy aktorët shqiptarë të cilët kanë kaluar audicionin e së shtunës për të qenë pjesë e filmit artistik “Loving”, që do të realizohet nga regjisori, Jeff Nichols.
Marko Caka ka njoftuar për suksesin e tij dhe të kolegut të tij dhe sipas tij, tashmë të dy aktorët janë pjesë e këtij filmi të madh i cili është i zhanrit dramë, dhe në ditët në vijim do tu ndahen edhe rolet përkatëse, pasi që sipas Cakës, rolet të cilat mund tu ndahen dy aktorëve janë ai i politikanit, mësuesit dhe mekanikut.
“Bëhet fjalë për një histori të rrallë të ngjarjeve në vitet 50′-60′ , të një çifti të racave të kundërta të cilët thyen rregullat dhe ligjet e martesës për kohën, ndërkohë që gruaja mbeti shtatzënë para moshës 18 vjeç dhe çifti vuan dënimin në burgjet e Virxhinias. Rolin kryesor në këtë film e ka aktori i famshëm Joel Edgerton, kurse atë të gruas do ta luaj Ruth Negga,transmeton KultPlus.com
Ndërkohë, Caka ka bërë të ditur se filmi pritet të filloj xhirimet në shtator të këtij viti dhe do të prezantohet në vitin 2016. Vetëm për të qenë pjesë e këtij filmi, Caka edhe pse është operuar para dy ditëve në një spital të New York-ut, ai ka udhëtuar 700 km për të qenë pjesë e këtij audicioni, prej të cilit ka dalë edhe triumfues.
