Në spektaklin më të njohur të bukurisë në Zvicër “Miss Zvicra 2015” edhe këtë vit në mesin e finalisteve janë edhe dy shqiptare. Sindi Arifi dhe Nasibe Ali janë përzgjedhur në mesin e 12 bukurosheve për të konkurruar për kurorën e “Miss Zvicra 2015”.
Sindi Arifi me prejardhje nga Mali i Zi tashmë është emër i njohur për mediat zvicerane dhe gjasat për të pasur sukses janë shumë të mëdha, finalistja tjetër që është kandidate për kurorën e Miss Zvicra 2015” është edhe Nasibe Ali e cila banon në Locarno të Tesinës.
Finalja e “Miss Zvicra 2015” do të mbahet me 7 nëntor në Bazel. Vitin e kaluar vendin e tretë të “Miss Zvicra 2014” e kishte zënë shqiptarja Saranda Maliqi.
