E shpëton nga flakët kur ishte e porsalindur, ajo e fton në diplomim

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dimër i vitit 1998, mesditë, telefoni i forcave zjarrfikëse të Wenatchee bie. ’Ejani shpejt! Shtëpia po digjet’. Zjarrfikësit nisen me sirena dhe pas pak minutash janë në vendngjarje. E gjithë godina është në flakë dhe tym. Të afrohesh më shumë mund të jetë e rrezikshme, por dikush dyshohet se ka mbetur brenda.
Përgjegjësi i operacionit nuk mendon dy herë, i mbrojtur nga uniforma e tij, helmeta, çizmet, ai hyn në ndërtesë.
Në një dhomë gjumi gjen një bebe në shtrat. Në mes të flakëve duke rrezikuar të mbytet ai arrin të shpëtojë beben e vogël.
Pranverë 2015. Si çdo vit, në fund të majit, të gjitha shkollat përgatiten për ceremoninë e dorëzimit të diplomave. Cdo student në këtë ditë të veçantë, do të ketë pranë njerëzit më të dashur.
Një vajzë me fytyrë të qeshur dhe flokë të gjatë gështenjë, përveç prindërve dhe miqve, ka ftuar një zotëri rreth të shtatëdhjetave, që nuk e pret të jetë në listën e të ftuarve: ‘Të jem këtu sot është shumë emocionuese për mua’, thotë ai.
Dy histori me të njëjtit protagonistë, ai është Mike Hughes, ajo Dawnielle Davison. Ajo pasi shpëtoi nga xhesti i tij heroik, dëshiron ta njohë.
E kërkon dhe e gjen, duke e ftuar në festën e fundit të maturës. ‘I kam borxh jetën shpjegon ajo. Nëse nuk do të ishte ai dhe skuadra e tij, sot nuk do të isha këtu me ju’.
Kështu me këtë histori me një fund të lumtur, ka vend edhe mirënjohja, një ndjenjë që shtatëmbëdhjetë vitet e gjatë, nuk kanë arritur aspak ta zbehin.