Gjatë javës së fundit të muajit korrik do të organizohet edicioni i parë i Pesheva Film Fest – PFF duke qenë festivali i parë i ktij lloji në vend.
Qyteti i Preshevës si dhe e tërë Lugina që nga ky vit do të pasurohet edhe me një festival të filmit me objektivë për të pasuruar jetën kulturore dhe artistike të ktij vendi. Gjatë javës së fundit të muajit korrik do të organizohet edicioni i parë i Pesheva Film Fest – PFF duke qenë festivali i parë i ktij lloji në vend, rapaorton Kultplus.
Presheva Film Fest do të hapet në Preshevë më 25 korrik 2015 në ambient të hapur në orët e mbrëmjes. Edicioni i parë do të zgjasë 7 ditë duke përfunduar kështu më 31 korrik 2015. “Për shkak se ky është edicioni i parë kësaj radhe nuk do të ketë karakter garues por do të organizohet për ti ofruar një pushim ndryshe dhe më interesant bashkëatdhetarëve që do të gjenden në vendlindje. Gjatë 7 ditëve sa zgjatë festivali do të paraqitet një revy e filmave të shkurtër shqiptarë”, thuhet në njoftimin e organizatorit.
