Edi ​Rama mbledh kryebashkiakët: Auditim të 61 bashkive

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ndërsa herët në mëngjes në ambientet e Kryeministrisë ishte paralajmëruar një konferencë e përbashkët e dy ministrave Ahmetaj dhe Cani për aksionin e informalitetit, kryeministri Rama ka ndryshuar axhendë ndërsa ka thirrur një takim me ministrat e kabinetit të tij dhe me krerët e bashkive në vend.
Qëllimi i këtij takimi ishte ndarja e kompetencave të reja të bashkive, dhe auditimi që do i bëhet secilës prej tyre. Për këtë të fundit Qeveria Shqiptare ka firmosur sot marrëveshjen për asistencën teknike për 61 bashkitë e reja, një projekt i financuar nga UNDP për të bërë vlerësimin e gjendjes aktuale të bashkive, por dhe për të ndihmuar për të ndërtuar politika zhvillimi.
Duke nënvizuar seriozitetin e angazhimit të qeverisë për realizimin e një reforme reale decentralizimi dhe fuqizimi të qeverisjes së nivelit të dytë Rama nënvizoi se ky audit do të luftojë edhe korrupsionin.
Ministri Çuçi publikon 7 kompetencat që do i kalojnë bashkive të reja :
1- Arsimi parashkollor. I gjithë personeli i kopshteve do të jetë në administrimin e bashkisë. Kjo do të shoqërohet me transferim të plotë të burimeve financiare që mbulojnë këtë administrim.
2-Mirëmbajtja dhe pronësia e rrugëve rurale dhe një pjesë të rrugëve rajonale që janë pjesë e bashkisë tuaj. Gjithashtu do të shoqërohet dhe me fondin përkatës.
3-Shërbimi zjarrfikës tërësish si funksion të bashkive të reja. I gjithë rrjeti bashkë me kompetencat dhe detyrimet.
4- Fondi i ndihmës ekonomike. Fondi do decentralizohet me kusht që pjesë e këtij fondi që nuk shfrytëzohet si pjesë e rishikimit të listave dhe emrave fiktivë që ndodhet këtu. Kjo pjesë e parave që tepron të shkojë po për qëllime sociale brenda bashkisë tuaj.
5-Pyjet dhe kullotat me natyrë vendore. Parqet me karakter kombëtar do të jenë nën administrim të qeverisë
6-Rrjeti i kanaleve vaditës dhe kullimit. Jemi në bisedimet e fundit
7-Bashkëkontrolli për personelin mjekësor në qendra shëndetësore.