Në një deklaratë me shkrim të bërë pas takimit të përjavshëm të Këshillit të Ministrave theksohet se “Me qëllim ndëshkimin e menjëhershëm dhe sigurimin e drejtësisë janë marrë disa masa që do të jenë penguese për grupet terroriste. Në kuadër të kësaj u miratua ligji i anti-terrorizmit”.
Në deklaratë janë përdorur shprehjet si: “Për të vendosur drejtësi në bazë të ligjit do të hidhen hapat diplomatike dhe ligjore për të penguar autorët e akteve terroriste”.
Ligji në fjalë theksohet se do ti prezantohet Presidentit Abdulfettah es-Sisi.
Ushtria egjiptiane në sulmet e ndërmarra në pikat e kontrollit në gadishullin Sinai kishte njoftuar se 17 ushtarë kishin humbur jetën dhe 13 të tjerë ishin plagosur dhe se në operacionet e ndërmarra pas sulmeve kishin vrarë mbi 100 “terroristë”.
Ndërsa sulmin e kishte marrë përsipër organizata Krahina Sina e cila kishte njoftuar më parë për besnikëri ndaj DAESH-it.
Gjithashtu edhe Hisham Berekat, i cili u emërua Kryeprokuror pas grushtit ushtarak të shtetit me 3 korrik 2013 ku u largua nga detyra Muhammed Mursi, presidenti i parë i zgjedhur me rrugë demokratike dhe i rrëzuar me grusht shteti, ditën e hënë autokolona e tij pati qenë në shënjestër të një sulmi ku kryeprokurori u plagos dhe më pas humbi jetën në spital.
