Ekipet e pastrimit sot në plazhet e Durrësit dhe Golemit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Agjencia Kombëtare e Bregdetit vazhdon pastrimin e plazheve në vijën bregdetare. Sot ata që herët nisën pastrimin në rërën e plazheve tëDurresit dhe Golemit.
Kjo vijë bregdetare këto ditë ka qenë mjaftë e populluar, ndërkohë që në fund të ditës, shumë plazhistë nuk respektojnë vendet e hedhjes së mbeturinave dhe bëhen faktor të ndotjes së mjedisit.
Duke ardhur nga zonat rurale rreth plazheve, ata nuk respektojnë rregullat e pastërtisë qytetare. Ky fenomen ndodh edhe me shitësit ambulant që qarkullojnë të pa kontrolluar në plazhet e Shqipërisë.
Qytetarët shprehin shqetësimin e tyre për këtë gjë, sikundër shprehin edhe falënderimin për ekipet e pastrimit të AKB-së.