Ekstradohet i dënuari me 5 vjet për prostitucion

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shteti gjerman ka ekstraduar për në Shqipëri Fabio (Dritan) Voja, 39 vjeç, banues në Seman, Fier. Ky person ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim në vitin 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese“.
Më datën 14.02.2001, shtetasi Fabio Voja, pasi i kishte premtuar për martesë dhe një jetë më të mirë, ka mashtruar shtetasen M.N, duke e çuar fillimisht në Vlorë e më pas në Itali, ku e ka detyruar të punojë si prostitutë në qytetin e Firences. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Eiesbaden, më datën 27.03.2015 u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.
Në aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.