Ekzekutivi i Prishtinës lëshon mbledhjen e Kuvendit Komunal

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ekzekutivi i komunës së Prishtinës ka liruar sallën në mbledhjen e sotme pasi që ka konsideruar se opozita po e bllokon punën dhe s’po mund të vazhdohet më tutje.
Të gjitha pikat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me urbanizmin u larguan nga rendi i ditës. Sipas përfaqësuesve të Vetëvendosjes kjo ndodhi sepse Partia Demokratike e Kosovës ka persona të cilët kanë uzurpuar prona 8 hektarësh, prandaj edhe largohen pikat.
Me këtë rast e lëshuan sallën të gjithë asamblistëte VV-së, këshilltarët, drejtorët dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.