Personi që financoi sulmet vdekjeprurëse në vitin 1993 në Mumbai, Yakub Memon është ekzekutuar me varje. Autoritetet në Indi kanë bërë të ditur se personi në fjalë është ekzekutuar në një burg në shtetin perëndimor Nagpur.
Disa muaj më parë u vranë më shumë se 257 persona sulmet me bomba, të cilët dyshohet se u kryen për t’u hakmarrë për vrasjen e disa myslimanëve. Në Indi që prej vitit 1995 janë kryer vetëm 3 ekzekutime, pasi në këtë vend dënimet me vdekje janë të rralla.
Yakub Memon është ekzekutuar një orë pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë argumentet e avokatëve të të dënuarit. Në vitin 2007, Memon u dënua me vdekje nga një gjykatë speciale në Mumbai, për mbështetje financiare dhe logjistike për shpërthimet.
Në Indi pjesa më e madhe kërkon pezullimin e dënimit me vdekje. Organizator i sulmeve vdekjeprurëse të 22 viteve më parë shihet vëllai i personit të ekzekutuar tashmë, së bashku me një tjetër person, të dy në arrati. Ndërkohë që kritikët janë shprehur se, Yakub Memon është dënuar për krimet e të vëllait.
