Tre raste të kultivimit të bimëve narkotike janë goditur një natë më parë nga ana e seksionit kundër lëndëve narkotike në Cerrik, Peqin dhe Gramsh, ndërsa mësohet se Policia ka arrestuar kultivuesit.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se gjatë një aksioni u bë i mundur asgjësimi i 51 rrënjëve të dyshuara si kanabis sativa në qytetin e Cerrikut, ku dhe është arrestuar kutivuesi Eduart Arapi. Në vijim, në vendin e quajtur “Përroi i Marës” në fshatin Mazrek të Gramshit, Policia ka asgjësuar 79 rrënjë bimë narkotike kannabis sativa,si dhe është arrestuar kutivuesi Mirel Xhelili, 23 vjeç.
Ndërkohë, 149rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar në Peqin,
