“Kjo shoqëri është shumë e ngushtë kur flitet për gratë dhe dashurinë. Turqia për shumë vite ka qenë shtet i heshtur për kulturën, seksualitetin, dëshirat e njerëzve. Po bëhet më mirë, por e vërteta është se sot shtypet secili mendim” tregon autorja.
Është një ndër shkrimtaret kryesore në Turqi, e përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës. Shteti turk, atë bashk me autorin Orhan Pamuk i etiketon si promoter të degjenerimit evropian letrar në shtetin e Erdoganit.
Elif Shafak, shkrimtarja e “Forty Rules of Love” dhe “The bastard of Istanbul” në një intervistë të radhës për mediat angleze ka treguar se Turqia është vend i keq për gratë dhe dashurinë.
“Kjo shoqëri është shumë e ngushtë kur flitet për gratë dhe dashurinë. Turqia për shumë vite ka qenë shtet i heshtur për kulturën, seksualitetin, dëshirat e njerëzve. Po bëhet më mirë, por e vërteta është se sot shtypet secili mendim” tregon autorja.
Shafak për disa vite të jetës së saj nuk ka jetuar në Turqi, ndërsa pos gjuhës turke ajo shkruan edhe në gjuhën angleze.
“Nuk ka asgjë më të keqe se e vërteta absolute, dhe në Turqi shumë qytetarë kanë idetë e tyre fikse të imponuara nga regjimi. Kjo është shoqëri primitive ku njerëzit ende jetojnë në tribu, në ndarjet ata dhe ne, ndërsa unë nuk dua t`i takoj askujt, nuk jam pronë e askujt” tregon Shafak,transmeton Kultplus.
Vetë Erdogan para dy vitesh e ka akuzuar Shafak se po e tregon të pavërtetën turke nëpër botë, derisa kjo e fundit thotë se letërsia nuk është e vërteta, por mënyra që shpirti të mund të marrë frymë më lirshëm.
