Këngëtarja e estradës Elvana Gjata, ka filluar një biznes privat. Fjala është për një dyqan me fustane nusërie që do të menaxhohet nga vetë këngëtarja. Dyqanin do të emrohet “Altar’, dhe sipas medieve shqiptare dyqani shumë shpejt do të hapet pasiqë është në përfundim e sipër.
Kështu rrjedhimisht edhe është zbuluar enigma e një publikim që Elvana kishte bërë ditë më parë ku kishte shkruar “Altar”, e që ishte ngatërrua nga të gjithë duke aluduar për një martesë të mundshme të këngëtares. Por në fakt “Altar” ka të bëjë me emrin e dyqanit. / 21MEDIA
