Engel këshillon Kuvendin që të votojë Specialen

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kongresmeni Amerikan Eliot Engel, u ka propozuar institucioneve të Kosovës që të gjejnë zgjidhje për krijimin e Gjykatës Speciale dhe amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të kësaj Gjykate, dhe ato të votohen në Kuvendin e Kosovës.
Engel gjatë vizitës së tij që pati në Gjykatën Supreme të Kosovës tha para mediave se është me rëndësi që kjo të bëhet, pa marrë parasysh se sa i vështirë është vendimi.
Ai, tha se alternativa tjetër që kjo Gjykatë të themelohet nga OKB-ja nuk do të ishte e mirë për Kosovën.
Megjithatë, Engel tha se SHBA-ja do të qëndrojë gjithmonë përkrah Kosovës si mik, aleat dhe partner dhe ta përkrahë atë që të bëhet një vend i qëndrueshëm.