Engel: Kosova të dëshmojë se s'ka asgjë për të fshehur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kongresisti amerikan, Eliot Engel të enjten ka qëndruar për vizitë në redaksinë e “Kohës Ditore”.
Në një intervistë për gazetën Engel ka folur për Gjykatën Speciale si një domosdoshmëri e “dhimbshme” për Kosovën.
“E di që kjo është e padrejtë”, ka thënë ai, por ka shtuar se megjithatë Kosova duhet të dëshmojë që nuk ka asgjë për të fshehur.
Engel ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe Asociacionin e komunave serbe, duke potencuar se është kategorikisht kundër krijimit të çfarëdo strukture paralele karshi institucioneve të Kosovës.
Ai ka folur edhe për sfidat që ka Kosova në sundimin e ligjit, duke theksuar rëndësinë që kanë gjykatat funksionale dhe të pavarura, në të cilat qytetarët mund të besojnë.
Duke komentuar për tolerancën fetare Engel ka thënë se Kosova është shembull për të. Ndërkaq nga ekstremizmi fetar, sipas Engelit, nuk është e prekur vetëm Kosova, por edhe vendet tjera të Evropës, deri në një masë edhe Amerika.