Engel sot takon Mustafën e Ahmetin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili për disa ditë qëndroi në Prishtinë, sot do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Mustafa do ta presë Engelin në ndërtesën e Qeverisë në orën 08:00.
Kongresmeni amerikan, pas takimit me Mustafën pritet të udhëtojë për në Maqedoni, ku edhe do të takojë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Ndryshe, Eliot Engel dje mori pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, ku tha se ai është dhe do të mbetet mik i shqiptarëve